Zemra e qytetit të Sarandës, lagjet 1, 2 dhe 3, aty ku transformimet janë spektakolare

Nga Alket Hyseni

Zemra e qytetit të Sarandës, Lagjet 1, 2 dhe 3, aty ku transformimet janë spektakolare, aty ku Saranda që duam po shpërfaqet hapë pas hapi.
Bashkëbisedim me Adin, Linditën dhe Shtabet elektorale të shkëlqyera të këtyre lagjeve.

Duhet trokitur në cdo derë dhe zemër sarandiote, për të mundësuar përmbylljen e projekteve tona të transformimit urban dhe realizimit të Sarandës turistike?që duam.

Mund t’ju trokasin edhe ata që e lanë të degradohet dhe shkatërruan qytetin, alternativa e rrumpallës dhe zhvatjes, por do refuzohen nga sarandiotët.

Sepse ne jemi fuqia e ndryshimit me Sheshin dhe Rrugën e Flamurit, Rrugën e pestë, Spitalin dhe Maternitetin e ri, Gjimnazin dhe Eko Kampusin që përfundojmë këtë vit.

Qytetarët prekin dhe ndjejnë punët e mira cdo ditë, si Rruga hyrëse, shkallaret e reja, ujësjellësi dhe kanalizimet totale, rrjeti elektrik i ri në gjithë bashkinë, rruga dhe rrugica me dhjetra, ndricim dhe gjelbërim në to, kënde lojrash, rikonstruksion në kopshte dhe çerdhe.

Së shpejti përmbyllim perlën e investimeve rilindase, shëtitoren e re që do të jetë më e bukura në Shqipëri sikurse Saranda është më e bukura e Rivierës.

Brenda vitit 2021 do kalojmë nga tuneli i Skerficës, duke bërë relitet premtimin madhor për rrugën e re Kardhiq-Delvinë-Sarandë.

Përmbyllim këtë vit Rrugën e re nga Varrezat e Dëshmorëve deri në Çukë dhe do investohet nga bashkia në rrugë dhe rrugica të reja.

Mbajtëm premtimin për zgjidhjen e problemit madhor të shesheve të ndërtimit për mijëra familje dhe proçesi i regjistrimit ka nisur e vijon pa ndalesë.

Sarandiotët edhe disa muaj dhe do jenë të gjithë me shtëpi dhe biznese të legalizuara sipas ligjit që ne ndryshuam, si dhe falë  punës së palodhur të agjensive tona ligjzbatuese.